Përmbaruesit ushtrojnë aktivitetin në gjithë territorin shqiptar, në ekzekutimin e detyrueshëm të titujve të ekzekutimit, e përkatësisht:
Aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla, aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare, kambialet, çeqet, etj;
-Vendimet e formës së prerë të Gjykatës, qe përmbajnë një detyrim civil;
-Vendimet e Gjykatave:
a) “sigurim padie” e b) “me ekzekutim të përkohshëm”;
-Vendimet penale të formës së prerë (gjoba penale, etj);
-Vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave ligjore;
-Vendimet e arbitrazhit shqiptar;
-Të gjitha aktet e tjera publike që sipas legjislacionit në fuqi, quhen tituj ekzekutivë.
B. Avokatët e studios mund të përfaqësojnë çdo individ, subjekt tregtar apo institucion përpara të gjitha Gjykatave në vend. Ata kanë një eksperiencë disa vjeçare në fushën e drejtësisë dhe janë njohës të mirë kryesisht të të drejtës penale, të drejtës civile, të drejtës administrative, etj.
C. Studio mund të japë këshilla për biznesin. Aktualisht disa biznese marrin rregullisht këshilla dhe përfaqësohen nga avokatët e studios nëpër:
1) Gjykata,
2) gjatë arritjes së marrëveshjeve fitimprurëse me partnerë te huaj apo shqiptarë,
3) tek administrata publike apo institucione të tjera, etj. Studio ndihmon bizneset që në fillim duke i orientuar në regjistrimin në QKR, përpilimin e statutit/akt-themelimit, etj.
D. Përkthyesit e studios kanë eksperiencë disa vjeçare. Ata vijnë nga bota akademike dhe aktualisht janë të angazhuar edhe si pedagogë. Ata mund të përkthejnë dhe redaktojnë mirë çdo dokument por edhe ato të cilët i përkasin akteve publike, noteriale, etj. Përkthyesit marrin përsipër përkthimin në gjuhet: 1) Gjermanisht, 2) Anglisht, 3) Frëngjisht, 4) italisht, etj