Profili

Zyra e Sherbimimit Permbarimor ka filluar aktivitetin ne Maj te vitit 2012 me seline Tirane.

Zyra jone ushtron aktivitetin ne fushen e Sherbimit Permbarimor Gjyqesor Privat ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise,ne perputhje me Ligjin nr. 10031 dt. 11/12/2008 ”Per Sherbmin Permbarimor Gjyqesor Privat” i ndryshuar.
Detyra e Zyres sone do te jete ekzekutimi i titujve ekzekutive nga Permbaruesi Gjyqesor Privat Ermir Seri Godaj, i certifikuar nga Ministri i Drejtesise me Certifikate nr.82 dhe, i pajisur me nr. Nipti L21716022I.
Misioni i Zyres sone eshte te ofroje profesionalizem ,korrektesi dhe sherbim profesional per secilin klient te saj ne fushen e ekzekutimitt e titujve ekzekutive.
Objektivi i punes tone eshte te ndihmojme klientet(palen kreditore) te arrijne synimet e tyre ne nje kohe sa me te shpejte.
Gjithashtu ne kemi marre zotimin per te qene me te miret ne cdo fushe te praktikes dhe punes tone duke ofruar klienteve nje sherbim ligjor cilesor. Ne punojme ngushtesisht me klientet tane me qellim qe sherbimet qe ne ofrojme te jene pikerisht ne perputhje me kerkesat e tyre. Duke pasur nje eksperience pune prej 8 vjetesh ne fushen e ekzekutimit e titujve ekzekutive te te gjitha llojeve si dhe pjesmarrja ne shume trajnime te organizuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Permbarimit, Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Misionin Euralius dhe OSCE mendoj se kjo eksperience dhe profesionalizem do t’ju sherbeje me se miri. Zyra jone ofron sherbimin e ekzekutimit te titujve ekzekutiv per te gjithe kreditoret, Subjekt Fizike ose Juridike,Enteve Shterore ose Private,Bankave ose Institucioneve te tjera Financiare.

Sherbimet e Zyres sone nenkuptojne angazhimin direkt te Permbaruesit Gjyqesor dhe grupit perkates te punes per cdo situate ne fushen e permbarimit. Fale aftesive te stafit tone profesionist dhe me eksperience te gjere ,te kualifikuar brenda dhe jashte vendit si ne fushen e permbarimit dhe ne fusha te tjera ,ne mund te pergjigjemi sakte shpejt dhe efektivisht per cdo ceshtje permbarimore. Me qellim ekzekutimin e detyrimeve ne nje kohe sa me te shpejte e efikas ne favor te kreditoreve Zyra jone ka nje bashkepunim dinjitoz me autoritetet shteterore sic jane, ”Policia e Shtetit, Policine Bashkiake,Inspektoriati Ndertimor Urbanistik, Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme,Tatim Taksat,Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor etj.
Gjithashtu nga ana jone jane lidhur kontrata bashkepunimi me Agjensi te ndryshme Imobiliare per shitjen e pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme te sekuestruara nga ana jone si kemi bashkepunim me zyrat me te njohura te avokatise si dhe me sherbimiet e ruajtjes fizike private , me qellim mbrojtjen e interesave dhe te drejtave te Kreditorit. Vlen te theksoj se gjate ushtrimit te detyres si permbarues gjyqesor ne Sherbimim Permbarimor Shteteror, nuk kam asnje rast qe nga Gjykata te me jene anulluar veprimet permbarimore, fakt i cili verifikohet lehtesisht ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Siç parashtrova me lart, cilesia dhe korrektesia e sherbimit tone ben ndryshimin dhe ju keni mundesine e zgjedhjes te Zyres sone ku, gjithmone do te gjeni gadishmerine dhe bashkepunimin e hapur ndermjet nesh.

ZYRA E PERMBARIMIT GJYQESOR PRIVAT

Perfaqesuar nga

Ermir GODAJ



LIGJI PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT Nr. 26/2019

UDHEZUES I PERBASHKET I TARIFAVE