Tarifat

Tarifat

a) Sipas vlerës së padisë

1. Më poshtë do të gjeni tarifat qe duhen parapaguar për zbatimin e titujve ekzekutivë ku detyrimi për tu vjelur shkon deri në 500.000 lekë

Vlera e padisë për pagesë deri në…lekë___________________ Norma e tarifës së subjektit përmbarues në lekë.______
Tarifa bazë______________ 
Parapagesa e tarifës së subjektit përmbarues në lekë__________
Tarifa për veprime procedurale
10 000 6000 5000
20 000 7000 5200
30 000 8000 5300
40 000 9000 5400
50 000 10 000 5500
60 000 11 000 5600
70 000 12 000 5700
80 000 13 000 5800
90 000 14 000 5900
100 000 15 000 6000
150 000 17 000 6500
200 000 18 000 7000
250 000 20 000 7500
300 000 22 000 8000
350 000 24 000 8500
400 000 26 000 9000
450 000 28 000 9500
500 000 30 000 10 000

 

2. Më poshtë do të gjeni tarifat qe duhen paguar pas zbatimit të titujve ekzekutivë ku detyrimi për tu vjelur shkon mbi 500.000 lekë. Tarifa për tu parapaguar është 20.000 lekë.

 

a) Për detyrimin nga 500 001 deri në 600 000 lekë, është 5.8% e tij;

b) Për detyrimin nga 600 001 deri në 700 000 lekë është 5.6% e tij;

c) Për detyrimin nga 700 001 deri në 800 000 lekë është 5.4% e tij;

d) Për detyrimin nga 800 001 deri në 900 000 lekë është 5.2% e tij;

e) Për detyrimin nga 900 001 deri në 1 000 000 lekë është 5.0% e tij;

f ) Për detyrimin nga 1 000 001 deri në 2 000 000 lekë është 4.8% e tij;

g) Për detyrimin nga 2 000 001 deri në lekë është 4.6% e tij;

h) Për detyrimin nga 4 000 001 deri në 6 000 000 lekë është 4.4% e tij;

i ) Për detyrimin nga 6 000 001 deri në 8 000 000 lekë është 4.2% e tij;

j ) Për detyrimin nga 8 000 001 deri në 10 000 000 lekë është 4.0% e tij;

k) Për detyrimin nga 10 000 001 deri në 20 000 000 lekë është 3.8% e tij;

l ) Për detyrimin nga 20 000 001 deri në 30 000 000 lekë është 3.6% e tij;

m) Për detyrimin nga 30 000 001 deri në 40 000 000 lekë është 3.4% e tij;

n) Për detyrimin nga 40 000 001 deri në 50 000 000 lekë është 3.2% e tij;

s ) Për detyrimin nga 50 000 001 deri në 60 000 000 lekë është 3.0% e tij;

t ) Për detyrimin nga 60 000 001 deri në 70 000 000 lekë është 2.8% e tij;

v ) Për detyrimin nga 70 000 001 deri në 80 000 000 lekë është 2.6% e tij;

x ) Për detyrimin nga 80 000 001 deri në 90 000 000 lekë është 2.4% e tij.

 

3. Për detyrimin mbi 90 000 000 lekë është 2 160 000 lekë+0.1% të tij, ndërsa tarifa për tu parapaguar është 30.000 lekë.

 

Tarifat për titujt ekzekutivë ku detyrimi është i pavlerësueshëm në vlerë monetare si dhe për disa veprime përmbarimore.

1. Përmbaruesi për veprimet përmbarimore dhe për titujt ekzekutivë me objekt të përcaktuar më poshtë duhet të marrë tarifë fikse (të specifikuara në pikat e tjera):

a) reklamimin e një sendi të luajtshëm;

b) lirim sendi të paluajtshëm;

c) marrje fëmije dhe lejimi i së drejtës së vizitës;

d) organizimi i ankandit;

e) zbatimi i një vendimi gjykate, nëpërmjet të cilit debitori duhet të përmbushë një detyrim të caktuar.

2. Tarifa në nënpikat 1/a,c,e është shuma e barabartë me gjysmën e minimumit zyrtar të pagës mujore. Tarifa për tu parapaguar shuma e barabartë me një të tretën e pagës minimale zyrtare mujore.

3. Në rastin e një ankandi (nënpika 1/d), tarifa është e barabartë me pagën minimale mujore zyrtare.
Tarifa do të paguhet nga bashkëpronari që bën ofertën më të mirë.

4. Tarifa për lirimin e sendit të paluajtshëm është e barabartë me shumën e dy pagave minimale zyrtare mujore.

 

Tarifa për pensionet ushqimore

1. Tarifa bazë që paguhet për një padi me objekt detyrim ushqimor është një shumë e plotë që përputhet me normën minimale të detyrimit ushqimor të përcaktuar me ligj. Kjo tarifë arkëtohet së bashku me pagesën e parë mujore. Nëse debitori paguan vetëm një pjesë të pagesës së detyrimit ushqimor, përmbaruesi arkëton një tarifë që është në raport me shumën e pretenduar.

2. Nëse debitori i pezullon pagesat e detyrimit ushqimor, si rezultat i të cilave kryhen veprime përmbarimore shtesë, me qëllim që të sigurohet përmbushja e mëtejshme e pretendimit, permbaruesi ka të drejtë të kërkojë një tarifë shtesë në një shumë që përputhet me gjysmën e normës minimale të detyrimit ushqimor të parashikuar me ligj.

3. Nëse ka vonesa në pagesat e detyrimit ushqimor dhe është përcaktuar shuma e këtyre prapambetjeve, tarifa për arkëtimin e shumës së borxhit llogaritet sipas tabelës së normës së tarifave.

4. Me transferimin e një çështjeje përmbarimore nga një përmbarues tek një tjetër, nuk kërkohet pagesa e përsëritur e tarifës bazë nga debitori, me kusht që subjekti përmbarues që transferon çështjen ta ketë arkëtuar këtë tarifë.

 

Tarifat për sigurimin e padisë

1. Një tarifë për ekzekutimin e një vendimi të ndërmjetëm, për sigurimin e padisë, bazohet në vlerën e padisë dhe paguhet si më poshtë:

a) nëse vlera e padisë është deri në 500 000 lekë, tarifa është një shumë e barabartë me një të katërtën e pagës minimale mujore zyrtare;

b) nëse vlera e padisë është ndërmjet 500 001 dhe 2 000 000 lekë, tarifa është një shumë e barabartë me gjysmën e pagës mujore minimale zyrtare;

c) nëse vlera e padisë është më shumë se 200 000 lekë, tarifa është një shumë e barabartë me pagën minimale zyrtare mujore.

2. Nëse vendimi për sigurimin e një padie ka të bëjë me një padi ku vlera e saj nuk është e përcaktuar, në rastin e ekzekutimit të një vendimi me këtë objekt ose të revokimit të tij, tarifa e subjektit përmbarimor është një shumë e barabartë me një të tretën e pagës minimale zyrtare mujore.

3. Nëse një vendim për sigurimin e padisë ka të bëjë me një pretendim monetar dhe jomonetar, normat e tarifave të përshkruara në nënseksionet 1 dhe 2 të këtij seksioni merren në total.

4. Në rastin e ekzekutimit të një vendimi për sigurimin e padisë ose me revokimin e tij, tarifat e subjektit përmbarimor paguhen nga personi që ka bërë kërkesë për zbatimin e masës për sigurimin e padisë.

5. Tarifat e subjektit përmbarimor bëhen të arkëtueshme me paraqitjen, në rastin e ekzekutimit të detyruar, të një vendimi për sigurimin e padisë. Nëse një paditës nuk paguan tarifën e subjektit përmbarimor, ky i fundit nuk lejohet të nisë procedime përmbarimore.

 

Tarifat për kopjen e dokumenteve dhe lëshimin e vërtetimeve

1. Një person, që kërkon lëshimin e një kopjeje paguan për këtë kopje. Kjo dispozitë nuk zbatohet për një autoritet administrativ ose pjesëmarrës në procedim që ka të drejtë të marrë një raport mbi kryerjen e një veprimi përmbarimor, nëse ky dokument i lëshohet personit për herë të parë.

2. Tarifa e subjektit përmbarimor, për përgatitjen e një kopjeje të një dokumenti është:

a) 20 lekë për një faqe formati A4;

b) 25 lekë për një faqe format A3.

3. Një subjekt përmbarimor merr një tarifë prej 200 lekësh për lëshimin e një certifikate në lidhje me një veprim përmbarimor. Nëse certifikata jepet në lidhje me një çështje me objekt detyrim ushqimor, tarifa i subjektit përmbarimor është 60 lekë.

 

Tarifa shtesë e subjektit përmbarimor.

1. Një subjekt përmbarimor ka të drejtë të kërkojë një tarifë shtesë mbi bazën dhe në masën e parashikuar në ligjin përmbarimor privat, për veprimet përmbarimore teknikisht, ligjërisht komplekse ose që kërkojnë kohë. Tarifa shtesë përcaktohet në formën e një shume të plotë ose tarifë me orë. Tarifa shtesë i shtohet tarifës bazë dhe subjekti përmbarimor ka të drejtën të kërkojë pagesën e kësaj tarife vetëm nëse debitori nuk ka përmbushur detyrimin gjatë afatit të përmbushjes vullnetare dhe subjekti përmbarimor kryen një veprim përmbarimor për të cilën ai ose ajo ka të drejtë të marrë një tarifë shtesë.

2. Përveç kur parashikohet ndryshe me ligj, tarifa shtesë arkëtohet së bashku me tarifën bazë.

 

Tarifa shtesë për procedurat e sekuestros

1. Një subjekt përmbarimor arkëton një tarifë shtesë në masën 0.1% të vlerës së sendit të sekuestruar për një veprim sekuestrimi të kryer jashtë zyrës së subjektit përmbarimor që përbëhet nga sekuestrimi i sendeve të luajtshme në posedim të debitorit ose për një veprim sekuestrimi në lidhje me një send të paluajtshëm.

2. Vendimi që urdhëron pagesën e një tarife shtesë nxirret pas veprimit të sekuestrimit dhe vlerësimit të sendit. Në rastin e një mosmarrëveshjeje në lidhje me sendin e sekuestruar ose çmimin e tij, vendimi që urdhëron pagesën e një tarife shtesë nxirret pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me kusht që sendi të mbetet i sekuestruar dhe të jetë vlerësuar.

 

Tarifa shtesë për mënyrat e shitjes së sendeve pasurore

Një subjekt përmbarimor merr një tarifë shtesë në një shumë prej 1% të çmimit të shitjeve të sendeve pasurore për shitjen e tyre në ankand ose në një mënyrë tjetër të lejuar nga ligji.

 

Tarifa shtesë (për çdo orë)

Në rastin e kryerjes së një veprimi përmbarimor jashtë zyrës së përmbarimit, permbaruesi ka të drejtën të kërkojë një tarifë prej 1.000 lekë (tarifa fillon nga ora e dytë). Detyrimi për pagesën e tarifës shtesë i caktohet një personi/institucioni që e ka shkaktuar atë dhe duhet të bëjë pagesën menjëherë pas kryerjes së veprimit përmbarimor.

 

PER KËSHILLIMIN LIGJOR, AVOKATIN DHE PËRKTHYESIN

Tarifat për avokatin janë të përcaktuar në urdhrin e përbashkët të Ministrit te Drejtësisë dhe te Dhomës Kombëtare te Avokatëve  nr.184/3, datë 16.3.2005.
Por  tarifat variojnë edhe sipas çështjes apo vështirësisë që paraqet analizimi/përkthimi i një dokumenti apo edhe sesa mund te zgjasë këshillimi…

.